Është mbajtur edhe mbledhja e zakonshme mes zyrtarëve të UEFA-s dhe të dyja klubeve.
Pas kësaj mbledhje janë vendosur edhe fanellat me të cilat do të luajnë skuadrat.
“Nga mbledhja e fundit me UEFA, gjyqtarë, IFK Norrköping dhe FC Prishtina, vendasit luajnë bardhë e kaltër, ndërsa Prishtina detyrueshëm kuq e bardhë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndeshja zhvillohet sot nga ora 20:00 dhe do të ketë transmetim televiziv.
Prishtina pritet të ketë përkrahje të madhe nga tifozët që jetojnë në Skandinavi. /Telegrafi/