Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Prishtinës dhe Ferencvarosit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën pa gola 0-0.
Ishte Otto John ai që realizoi gol që në minutën e katërt të ndeshjes, por gjyqtari sinjalizoi për pozitë të parregullt.
Kampionët e Kosovës ishin shumë të angazhuar, duke e dominuar dhe duke e vënë në presion skuadrën e madhe hungareze pothuajse gjatë gjithë kohës.
Megjithatë, bardhekatrit nuk arritën ta gjejnë rrugën e golit, i cili do t’i motivonte shumë për një rikthim sensacional.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Hungari u mbyll me fitore të vendasve me rezultat të thellë 3-0. /Telegrafi/