Site icon Telegrafi

Prishtina – Llapi, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së zjarrtë në Kupën e Kosovës

Prishtina dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Rivalët e vjetër, kryeqytetasit dhe llapjanët do të ndeshen mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 14:00.

Ekipi i Abdulah Ibrakovic vjen në këtë ndeshje pikërisht pas një fitore të madhe ndaj Llapit në kampionat dhe synon ta fitojë edhe ndeshjen e Kupës para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës synon të rikthehet të rezultatet pozitive pasi ka mbetur mbrapa në luftën për titull dhe ‘top 3’, kështu që Kupa do t’ia sillte më lehtë garat evropiane.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.

Prishtina: Haxho; Mankenda, Pllana, Mici, Shabani; Zyba, E.Krasniqi; Tolaj, Zeka, John; Kryeziu;  

Llapi: Avdyli; Idrizi, Krasniqi, Neto, Emini; Shabani, Ramadani, Rivera; Selmani, Fazliu, Veliu; 

/Telegrafi/

Exit mobile version