Site icon Telegrafi

Prishtina – Liqeni, finalja e Kupës në futsall

Prishtina dhe Liqeni do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës në futsall.

Këto dy ekipe u treguan më të suksesshme se rivalët e tyre në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje.

Prishtina pas fitores në ndeshjen e parë në kryeqytet, 2-1, triumfoi edhe si mysafire në Pejë, me shifrat 3-1.

Ndërkaq, Liqeni kaloi në finale falë fitores në ndeshjen e parë si vendas ndaj Liburnit, me rezultat 6-1, ngase në ndeshjen e kthimit në Gjakovë pësoi humbje me shifrat 5-2.

Drenicasit kalojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 8-6. /Telegrafi/

Exit mobile version