Telegrafi

Prishtina licencon 24 lojtarë, vetëm 20 prej tyre udhëtojnë në Gjibraltar

Mbrëmë vonë Prishtina i ka licencuar 24 futbollistë, ndërsa për ndeshjen e parë do të udhëtojnë 20 futbollistë, ku katër prej tyre do të qëndrojnë në shtëpi.

Klubi kosovar që do të luajë në Ligën e Evropës, ka njoftuar se Gjilani nuk i ka lejuar lojtarët që të bashkohen.

“Prishtina nuk ka mundur t’i licencoj për dy ditë afat Armend Thaqin dhe Leotrim Bekteshin pasi që klubi i Gjilanit nuk i ka liruar dhe nuk kanë të drejtë të luajnë në asnjërën pre dy ndeshjeve të raundit preliminar”.

“Prishtina falënderon edhe njëherë Trepçën ’89, Lirinë dhe Feronikelin për bashkëpunim e shëndosh në të mirë të futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lojtarët e licencuar që nuk udhëtojnë janë Laurit Behluli, Drashko Bozhoviç, Liridon Fetahaj dhe Diar Miftaraj.

Dyshja Fetahaj dhe Miftaraj me gjasë do të largohen nga Prishtina edhe pse kanë kontratë ne klubin.

Skuadra udhëton të martën më 26 qershor. /Telegrafi/


Skuadra për ndeshjen e parë të Ligës së Evropë

Portierë: Visar Bekaj, Alban Muqiqi.

Mbrojtës: Jamal Arago, Abdul Bashiru, Lorik Boshnjaku, Debatik Curri, Armend Dallku, Ahmet Haliti, Lorik Maxhuni, Përparim Osmani.

Mesfushorë: Ergyn Ahmeti, Meriton Korenica, Gauthier Mankenda, Argjend Mustafa, Mërgim Pefqeli, Qendrim Zyba.

Sulmues: Arbër Hoxha, Ahmed Januzi, Alen Jasharoski, Basit Abdul Khalid.