Telegrafi

Prishtina me kundërshtar aspak të lehtë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Prishtina, Shkëndija dhe Teuta, kanë mësuar kundërshtarët e radhës, por fillimisht duhet t’i kalojnë pengesat e para.

Shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në Nyon te Zvicrës, nga ora 12:00.

Prishtina në raundin e parë kualifikues do të mund të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosi, vetëm në rast se kalon parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Kryeqytetasit më 22 qershor do t’i nisin parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku në gjysmëfinale do të luajnë ndaj Folgore.

Kurse në finale e pret fituesin HB – Inter, nëse kryeqytetasit i fitojnë takimin gjysmëfinal dhe atë final, atëherë do të luaj në raundin kualifikues ndaj Ferencavrosit

Kujtojmë që në raundin e parë të besuarit e Zekrija Ramdanit, i janë shmangur kundërshtarëve si: Dinamon e Zagrebit (Kroaci), Flora Talin (Estonia) dhe Zhalgiris Vilnius (Lituani).

Shkëndija po ashtu mësoi kundërshtarin e tyre, derisa mund të ketë punë me FC Mura, nga Sllovenia.

Në anën tjetër, Teuta do të ketë punë me Sherif Tirapolin. /Telegrafi/

Foto: UEFA.com