Site icon Telegrafi

Prishtina kthehet pas mesnatës në Kosovë, lojtarët janë mirë dhe pa simptoma – të mërkurën teste të reja

Ekspedita e klubit të Prishtinës është kthyer në Kosovës, pasi ndeshje e paraparë të zhvillohej të martën ndaj Lincoln Red Imps nuk u zhvillua.

Pas testeve të kryera në Gjibraltar, tetë lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitiv me COVID-19.

Tashmë fatin e ndeshjes pritet ta vendos UEFA që do të vije me një vendim të mërkurën.

Lajmin se skuadra ka arritur në Prishtinë e ka konfirmuar faqja e klubit, duke shtuar se asnjë nga lojtarët e testuar nuk kanë simptoma.

“Ka arritur skuadra. Pas udhëtimit më se tre orësh me “charter”, skuadra ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë”.

“Të gjithë futbollistët janë mirë, habit fakti që askush nuk ndjen simptoma. Andaj, nesër nga ora 9 në mëngjes skuadra sërish do të testohet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version