Telegrafi

Prishtina, klubi më i ri në futsall

Në fakt, së fundmi është themeluar klubi i ri i futsallit, Prishtina, i cili i ka grumbulluar disa lojtarë cilësorë, me të cilët synon t’i arrijë majat e futsallit kosovar, shkruan Zëri.

Siç mëson “Zëri”, kryetar i klubit është zgjedhur Naim Ejupi, derisa sponsor kryesor i këtij klubi do të jetë kompania e njohur ajrore kosovare, “Eurokoha”.

Trajnerë të skuadrës do të jenë Suad Keqi e Huar Morina, kurse menaxher i ekipit është zgjedhur Kushtrim Sopa. Në portë do të jenë Nuhi Krasniqi dhe Arbnor Krasniqi.

Kurse, lojtarë janë: Getart Hyseni, Korab Muharremi, Arben Zhjeqi, Agon Ramadani, Haki Ahmeti, Hivzi Ahmeti, Kujtim Sopa e Durim Qorri.