Telegrafi

Prishtina kërkon që gjyqtari më i mirë në Kosovë t’i drejtojë ndeshjet e tyre

Në bazë të një rregulloreje të FFK-së gjyqtarët nuk mund ta gjykojnë një skuadër nëse është i të njëjtit qytet.

Gjyqtari më i mirë në Kosovë dhe i vetmi me emblemë të FIFA-s, Genc Nuza, nuk mund ta drejtojë asnjë ndeshje të klubit më të madh në vend Prishtinës.

Për këtë ka reaguar klubi bardhëekaltër që duke se nuk është i kënaqur me gjyqtarët e tjerë që e gjykojnë.

“A s’është e padrejtë mos t’i gjykoj Prishtinës gjyqtari i FIFA-s? Genc Nuza është gjyqtari i vetëm kryesor i FIFA-s. FC Prishtina, si klubi më i madh në vend dhe që është në garë për Evropë, nuk e ka luksin t’i gjykoj gjyqtari i vetëm kryesor me stemë të FIFA-s, Genc Nuza. Ai, nga viti 2015 nuk i ka gjykuar asnjëherë Prishtinës!!!”, thuhet në reagimin e klubit.

Prishtina në këtë kampionat është duke luftuar për dalje në Evropë. /Telegrafi/