Telegrafi

Prishtina kërkon fitore në ndeshjen e kthimit kundër Norrkopingut

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi dhe kapiteni Armend Dallku janë treguar goxha optimistë gjatë konferencës të së mërkurës se mund të fitojnë ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës.

Ata presin që Prishtina të shënojë fitore ndaj Norrkoepingut, që siç thonë ata, do të ishte historike për futbollin kosovar.

Një fitore historike para publikut kosovar dështoi ta bëjë Trepça ’89 të martën, kur u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Vikinguri i Ishujve Faroe.

E një gjë të tillë synon ta bëjë Prishtina të enjten (sot, 20:00) në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, kur do të presë në ndeshjen kthyese Norrkopingun e Suedisë në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Ndeshjen e parë Prishtina e humbi me rezultat 5-0.