Prishtina ka shënuar fitoreve në kuadër të xhiros së 24 të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtinasit kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës gjilanase të Dritës me rezultat 3:1.
Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit në 45 minutshin e parë, kjo pjesë përfundoi pa gola, transmeton Telegrafi.
Por, në pjesën e dytë ‘Plisat’ e kërkuan më shumë fitoren dhe këtë ia arritën përmes realzimit të dy golave.
Fillimisht, Abdoul Basid Khalid shënoi golin e epërsisë për mysafirët për t’i lënë rend pas pesë minutave edhe golit të dytë.
Khalid duket se ishte në super formë pasi që kompletoi ‘hat-trick’ pesë minuta para përfundimit të takimit.
Drita shënoi përmes Alban Shillovës golin e nderit duke e parabolluar bukur Alban Muçiqin tre minuta para përfundimit të takimit ndërsa në vazhdim të ndeshjes më nuk u tundën rrjetat e ekipeve respektive dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të prishtinasve me rezultat 3:1.
Pas kësaj fitoreje, Prishtina forcon pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 48 pikë, ndërsa Drita mbetet në vendin e dhjetë me 21 pikë. /Telegrafi/