Prishtina në katër ndeshje e para në IPKO Superligë ka marrë dy fitore dhe dy barazime.
Por sipas analistëve loja që po e zhvillojë bardhëeklatërit nuk po bind, ndërsa në shënjestër ishte vënë Mirel Josa.
Gjatë ditës u flit se klubi i Prishtinës ka filluar bisedimet me trajnerin vlonjate Gentian Mezanin, por këto pretendime janë mohuar nga i pari i klubit prishtinas, Remzi Ejupi.
“Nuk e njoh dhe as që jam takuar me personin në fjalë që paskan aluduar portalet, Gentian Mezanin. Në fakt, tash pse unë njoh shumë njerëz të sportit dhe jam i rrethuar me ta nuk ka asnjë domethënie”.
“Takohem me shumë kë me të cilët kam miqësi, por edhe me të tjerë që mund të jenë afër tyre dhe kjo nuk do të thotë asgjë. Ne kemi kryetrajner, ai është Mirel Josa me të cilin kemi kontratë trevjeçare”.
“Prishtina nuk është klub lagjesh që t’i ndërroj trajnerët çdo tre-katër javë apo për qefin e dikujt. Me Josen kemi projekt. Josa nuk ka ardhur të dëshmohet në Prishtinë. Ai është dëshmuar shumë më herët para nesh. Ai ka dëshmuar me sukseset në Shqipëri e sidomos me paraqitjet në Evropë. Ai ka ardhur që krejt atë bagazh të përvojës së tij të sjellë tek ne”, ka thënë Ejupi.
“Po ashtu i mirëkuptojmë brengat dhe njëkohësisht dëshirat e adhuruesëve tanë e veçmas “Plisave” për fitore me të cilët jemi në një rrugë dhe e duam suksesin sëbashku, por Ju lusim të na mirëkuptoni dhe të na besoni, të keni pak durim, sepse gjithçka do të vije në vendin e vetë, sepse jemi në rrugën e duhur dhe të drejtë”.
“Josa ka kontratë tre vjeçare me ne, sikurse ne që i besojmë, duam që edhe Ju të e mbështesni atë dhe klubin maksimalisht. Vetëm të bashkuar do t’ia dalim”, ka thënë Ejupi. /Telegrafi/