Telegrafi

Prishtina Hackerspace në Kickstarter

Prishtina Hackerspace është hapësirë që synon të fuqizojë bashkëpunimin dhe experimentimin në fushën e teknologjisë, edukimit, kulturës dhe qëllime tjera shkencore. Hapësira e parë e këtij lloji në Kosovë. Puna e ekipit të organizatës FLOSSK prapa projektit Prishtina Hackerspace, si entuziastë të teknologjisë, tregon që pavarësisht mungesës së kushteve dhe fondeve, ata kanë arritur që me materiale modeste, por me shumë vullnet dhe punë, të organizojnë Konferencën më të madhe në ballkan për Softuer të Hapur në Kosovë; t’ja sjellim Prishtinës për herë të parë linjën e autobusave në një format digjital; trajnime dhe punëtori pa pagesë në fushën e teknologjisë informative si dhe shumë projekte tjera.

Duke dashur që të rrisin komunitetin në Prishtinë dhe të zhvillojnë më tej aftësitë në projekte të ndryshme teknologjike, kulturore dhe edukative, ky grup i të rinjëve kanë filluar projektin Prishtina Hackerspace. Fatkeqësisht, duke hasur në vështirësi të ndryshme për të gjetur fonde, pavarësisht kërkesave tek institucionet lokale dhe qendrore, por edhe tek organizata të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë, ata kanë lançuar kampanjën për mledhjen e fondeve në http://kck.st/1JYgcHN

Aksioni për ndihmë financiare të këtij projekti do të vazhdoj edhe për 46 ditë të tjera me shpresën që shuma e synuar të mblidhet.

Kampanja në kickstarter: http://kck.st/1JYgcHN
Uebsajti i Prishtina Hackerspace: http://www.prishtinahackerspace.org