Telegrafi

Prishtina gati për ndeshjen ndaj FC Europa, kërkohet kalimi i raundit në Ligën e Evropë

Prishtina pas 21 orësh udhëtim ka arritur të mërkurën në Gjibraltar, ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndaj skuadrës së këtij vendin, FC Europa.

Pas akomodimit rreth orës 11:00 në O’Callaghan Eliott Hotel, dhe pushimit disaorësh, skuadra ka zbritur në orën 19:30 në stadiumin “Victoria” ku sot nga ora 18:00 e zhvillon ndeshjen e parë të raundit preliminar.

Me ekipin janë 21 futbollistë të disponueshëm për ndeshje dhe nuk ka probleme në lëndime.

Ndeshjen e gjykon katërshja e gjyqtarëve nga Portugalia me delegat nga Finlanda.

Trajneri Mirel Josa ka folur për ndeshjen

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi kjo ndihmon për faktin si për prestigjin ashtu edhe për të ardhurat ekonomike të klubit”.

“Ne duhet të jemi të bindur në fitore, por në momentin e duhur dhe kohën e duhur dhe duhet të respektojmë pasi edhe ata luajnë futboll. Siç jemi ne në Evropë të ri, janë edhe ata. Duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi edhe një ndeshje në Kosovë. Nëse shënojmë nesër, përpjeke që do ta bëjmë që nga fillimi, na e  lehtëson punë”, ka thënë Josa.

Prishtina e vuan mungesën e Armend Thaqit dhe Leotrim Bekteshit të cilët nuk e kanë marrë lejen e Gjilanit për dy ndeshjet ndaj Europas. /Telegrafi/