Prishtina jonë është për herë të parë në kualifikime për Ligën e Kampionëve. Me 6 korrik në orën 18.00, ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Ligën e Kampionëve ndërmjet Prishtinës dhe Ferencvarosi Tornës së Budapestit, Prishtina Football Fest jua sjell në ekranin gjigant ku lojtarët tanë e meritojnë të jenë.
Rruga drejt lavdisë, kalon nëpër Budapest, ku djemtë tanë ndeshen me rivalët e Ferencvarosi Tornës. Me dëshirën për ta prekur historinë, me emocionet e një kombi të tërë mbrapa dhe me talentin për ta mahnitur Evropën, Prishtina niset drejt Budapestit me qëllimin final në mendje: të na bëjë të gjithëve krenarë.
Të gjithë në brohoritje dhe përkrahje së bashku me plisat në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Me emocion, krenari e përgatitje, djemtë e Prishtinës ndeshen me kundërshtarët hungarezë.
Sot, në orën 18.00, të gjithë në sheshin Zahir Pajaziti, ta shndërrojmë Prishtina Football Festin në një festë për futbollin dhe për Prishtinën.
Dashuria për qytetin dhe Klubin është më e madhe se çdo gjë. Sepse Prishtina Football Fest, e sjell live transmetimin e FC Prishtinës në sheshin Zahir Pajaziti, në bashkëpunim me plisat.