Telegrafi

Prishtina debuton në Ligën e Kampionëve ndaj Folgores, formacionet zyrtare

Foto: prishtinafc.com

Prishtina debuton në Ligën e Kampionëve sonte me fillim nga ora 20:00.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj ndeshjen e parë të raundit parakualifikues përballë skuadrës Folgore.

Për kryeqytetasit kjo është hera e parë që luajnë në Ligën e Kampionëve dhe duan një fitore për të kaluar në finale.

Trajneri Zekirija Ramadani në këtë sfidë do të luaj me formacionin 4-4-2, ku në sulm janë dyshja Leotrim Kryeziu dhe Otto John.

Formacionet zyrtare:

Prishtina:Nika, Krasniqi, Bardhoku, Dellova, Mici, Mankenda, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Kryeziu, John.

Folgore: Semprini, Brolli, ARrigoni, Piscaglia, Sottile, Nucci, Fall, Spighi, Dormi, Bernardi, Fedeli /Telegrafi/