Skuadra e madhe kosovare, Prishtina ka arritur një rezultat pozitiv në turin e parë të Ligës së Evropës 0-0 ndaj Folas.
Kësisoj kryeqytetasit do të futën më të motivuar në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Mitrovicë.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA tanimë ka caktuar gjyqtarët e ndeshjes kthyese të raundit të parë UEL ndërmjet Prishtinës dhe Fola të Luksemburgut.
Ndeshjen do ta gjykoj katërshja e gjyqtarëve nga Zvicra të prirë nga Urs Schnyder, Jan Kobeli, Efe Kurnazca dhe Alain Bieri.
Ndërsa delegat i ndeshjes është danezi, Steen Michael Dahrup.
Ndeshja e parë është mbyllu pa gola, 0:0 dhe Prishtinën në raundin e dytë kundër Genkut e kualifikon vetëm fitorja, ndërsa çdo barazim tjetër, përveç 0:0 që e dërgon në vazhdime, e eliminon nga kualifikimet. /Telegrafi/