Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 28 të Vala Superligën e Kosovës.
Prishtinasit si mysafirë në stadiumin Shani Hashiislami ka triumfuar kundër Besës me rezultat 0-2.
Mysafirët gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë në takimin që u zhvillua në mot me shi, transmeton Telegrafi.
‘Plisat’ në pjesën e parë realizuan dy gola mjaft të bukur dhe me këtë bën të ditur që pikët e plota do të jenë të tyre.
Fillimisht, klubi më i suksesshëm kosovar kalon në epërsi në minutën e shtatë të takimit përmes Basid Khalid.
Pesë minuta më vonë Besa tentoj të barazojë rezultatin kur Fatih Karahoda nuk u tregua i saktë përballë portierit Alban Muçiqi.
Prishtina e arrin edhe golin e dytë në minutën e 27 të takimit, ku sërish realizator ishte Basid Khalid.
Mysafirët mbeten pa një lojtar në fushë kur në minutën e 52, Liridon Leci u ndëshkua me karton të kuq.
E në minutën e 82 të ndeshjes, Besa e ngushton epërsinë përmes Kastriot Rexhës, i cili edhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 2-1 për Prishtinën.
Prishtina mbetet me nëntë futbollistë në fushë. Pas Liridon Lecit përjashtohet nga loja në kohën shtesë edhe kapiteni Armend Dallku.
Dhe kështu deri në fund të takimit më nuk pati raste që vlen të theksohet, Prishtina fitoi me rezultat 2-0.
Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në vendin e dytë të renditjet tabelore të ligës elitare kosovare me 60 pikë ndërsa Besa mbetet në pozitën e pestë me 44 pikë. /Telegrafi/