Telegrafi

Prishtina fiton Kupën e Kosovës në pingpong

Në palestrën e pingpongut të Pallatit të Rinisë dhe sporteve në Prishtinë, të shtunën më 28 maj 2016, u organizua gara e “Kupës së Republikës së Kosovës” 2016 në konkurrencën ekipore për Junior.

Në garë u paraqiten shtatë ekipe , ku të gjitha ekipet treguan lojëra të mira. Edhe kësaj radhe më të suksesshëm u treguan ekipet nga Prishtina.

Në gjysmë finalen e parë u takuan Kpp Shkolla I (J) dhe Kpp Hasan Prishtin (J), që ishte një ndeshje e baraspeshuar. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 3:1 për Shkollën.

Gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Kpp Prishtina I (J) dhe Kpp Prishtina II (J), i takoi Kpp Prishtinës I me rezultat 3:1, transmeton KP.

Në finale u takuan dy ekipe të Prishtinës, Kpp Prishtina I (j) dhe Kpp Shkolla I (j) që janë edhe dy ekipet e para të ranglistës së juniorëve.

Në atmosferë shumë sportive dhe miqësore, e me ndeshje shumë të forta, fitues doli Kpp Prishtina I (j) në sajë të lojës shumë të mirë të Yll Dragidellës fitoi me rezultat të ngushtë 3:2, e kështu e mbrojtën titullin nga viti i kaluar.