Prishtina ka arritur të shënoj fitore kundër Llapit në ndeshjen hapëse të Superligës me rezultat 3-1.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me të dy skuadrat që kishin raste të mira shënimi.
Së pari rrezikoi Llapi me Edon Zeqirin që goditi fuqishëm, por Muçiqi ndali atë duke bërë që topi të shkonte ndalej në transversale.
Në pjesën e dytë erdhën edhe golat.
Së pari shënoi Shend Kelmendi në minutën e 47-të.
Nuk vonoi shumë shënoi edhe Ahmed Januzi pas një aksioni të bukur për 2-0.
Njëri ndër më të mirët në këtë ndeshje Guthier Mankenda shënoi një gol nga një solo aksion për të shuar shpresat e llapjanëve (3-0).
Golin e vetëm për Llapin e shënoi Egzon Sinani.
Prishtina e nis me fitore kampionati, ndërsa edhe Llapi luajti ndeshje të mirë me shumë raste. /Telegrafi/