Telegrafi

Prishtina e mposht në miqësore Vëllaznimin

Prishtina ka arritur të shënojë fitore në Gjakovë kundër Vëllaznimit me rezultat 1-0.

Në ndeshjen miqësore ndërmjet rivalëve të vjetër, janë grumbulluar 1.000 shikues.

Prishtina edhe në këtë ndeshje tregoi lojë të pëlqyer, sidomos në pjesën e parë ku përveç golit ka shënuar nga Liridon Fetahaj goditi edhe traversën me Bozhoviç dhe Boshnjakun.

Prishtina ka pasur edhe disa raste të mira, ndërsa vendasit rrezikuar vetëm njëherë me Rogoven, por që e priti mirë Muqiqi.

Prishtina të dielën zhvillon miqësoren tjetër, në Shkup me skuadrën vendase.