Telegrafi

Prishtina dorëzohet në pjesën e dytë ndaj Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve

Prishtina ka pësuar humbje ndaj Ferencvarosit me rezultat 3-0 në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Prishtina e nisi shumë mirë ndeshjen, ndërsa arriti ta mbyll pjesën e parë pa gola.

Rastin e parë në ndeshjen e kishte Otto John që gjeti rrjetën për Prishtinën me një goditje me kokë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Henrik Ojamaa kishte rast të mirë për Ferencvarosin, por gjuajtja e tij goditi shtyllën.

Në minutën e 35-të Prishtina kishte rast të tjerë, por John edhe pse i vetëm me portier nuk ia arriti të shënojë.

 

Myrto Uzoni provoi nga goditja e dënimet, por topi u ndal në duart e Nikës.

Në pjesën e dytë, deri në minutën e 70-të Prishtina ishte e barabartë, por pas pranimit të golit të parë, ra niveli i lojës te kampionët tanë.

Eldar Civic pasoi te Tokmac Nguen i cili nga afër shënoi për 1-0 në minutën e 71-të.

 

Pas tre minutash hungarezët shënuan edhe golin e dytë. Ryan Mmaee shënoi për 2-0 pas pasimit të mirë të Robert Mak.

 

Në minutën e 78-të, ishte Miha Blazic që përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtje për të shënuar për 3-0.

 

Prishtina kishte dy raste të mira, me Qëndrim Zybës fillimisht, ku gjuajtja e tij me kokë në minutën e 85-të, u largua nga një mbrojë në vijë të portës.

Në minutën e parë të kohës shtesë Gauthier Mankenda kishte rast shumë të mirë, por u vonua në gjuajtje, e cila pastaoj u bllokua nga mbrojtja.

Një rezultat zhgënjyes për Prishtinën në ndeshjen e parë, ku atë kthyese e zhvillon pas nj javë në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/