Telegrafi

Prishtina dhe zytarët e saj në procedurë disiplonore pas ndeshjes me Gjilanin

Festa e lojtarëve të Prishtinës pas njërit gol (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XXIX-të të IPKO SUPERLIGËS së Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Disiplina ka bërë hapjen e procedurave disiplinore për trajnerin Armend Dallku, zyrtarin e Prishtinës, Avni Durmishi si dhe vetë klubin e Prishtinës.

Prishtina është në procedurë për dëmtimin e zhveshtoreve ku ishin të vendosur në këtë ndeshje.

Kurse, portieri Visar Bekaj që u ndëshkua me karton të kuq, është pezulluar deri në marrjen e një vendimi të radhës.

Prishtina ka të drejt ankese për tetë ditë. /Telegrafi/