Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XXIX-të të IPKO SUPERLIGËS së Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Disiplina ka bërë hapjen e procedurave disiplinore për trajnerin Armend Dallku, zyrtarin e Prishtinës, Avni Durmishi si dhe vetë klubin e Prishtinës.
Prishtina është në procedurë për dëmtimin e zhveshtoreve ku ishin të vendosur në këtë ndeshje.
Kurse, portieri Visar Bekaj që u ndëshkua me karton të kuq, është pezulluar deri në marrjen e një vendimi të radhës.
Prishtina ka të drejt ankese për tetë ditë. /Telegrafi/