Telegrafi

Prishtina dhe Liria kalojnë në çerekfinale

Formacioni startues i Prishtinës

Prishtina ka arritur të kaloi në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Skuadra bardh e kaltër ka triumfuar në derbin e vjetër duke mposhtur Vëllaznimin si mysafir.

Ka mjaftuar një gol në pjesën e parë për ta siguruar çerekfinalen Prishtina 0-1.

Ishte mbrojtësi i majtë, Liridon Leci që shënoi nga penalltia në minutën e 11-të.

Ndërkohë çerekfinalisti tjetër është Liria e Prizrenit që ka eliminuar 2-0 Bashkimin e Koretinit.

Ishte sulmuesi prizrenas, Liridon Fetahaj që ka shënuar dy gola për fitoren e Lirisë. /Telegrafi/