Prishtina ka arritur të kaloi në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Skuadra bardh e kaltër ka triumfuar në derbin e vjetër duke mposhtur Vëllaznimin si mysafir.
Ka mjaftuar një gol në pjesën e parë për ta siguruar çerekfinalen Prishtina 0-1.
Ishte mbrojtësi i majtë, Liridon Leci që shënoi nga penalltia në minutën e 11-të.
Ndërkohë çerekfinalisti tjetër është Liria e Prizrenit që ka eliminuar 2-0 Bashkimin e Koretinit.
Ishte sulmuesi prizrenas, Liridon Fetahaj që ka shënuar dy gola për fitoren e Lirisë. /Telegrafi/