Janë zhvilluar shtatë ndeshje të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.
E sot është në program për tu zhvilluar sfida e fundit, ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit.
Në fakt ky takim ishte i paraparë të zhvillohej ditën e diel, por që për shkak të kushteve atmosferike është shtyrë për 24 orë.
Dueli mes Prishtinës dhe Dukagjinit zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan me fillim nga ora 13:00.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë për këtë ndeshje kanë vetëm fitoren, pasi triumfi në Kupën e Kosovës është objektivi i tyre. /Telegrafi/