Prishtina dhe Ballkani i kanë kompletuar seancat stërvitore për përballjen e tyre në finalen e Kupës së Kosovës.
Bardhekaltrit dhe suharekasit do të takohen nesër (e mërkure) në ora 17:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të përcaktuar fituesin e dytë më të rëndësishëm në vend.
Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit do të jetë e fundit për edicionin 2019/20 në futbollin kosovar, por edhe që do të përcaktojë skuadrën e tretë që do luajë në Evropë.
Drita tashmë e shpallur kampion, do të luajë në Ligën e Kampionëve, derisa Gjilani që përfundoi në vendin e dytë luan në Ligën e Evropës.
Prishtina dhe Ballkani do të kërkojnë po ashtu një vend në garën evropiane, mirëpo është vetëm një vend dhe skuadra që fiton të mërkurën, shkon në parakualifikimet e garës së dytë më të madhe në kontinentin e vjetër.
Si lojtarët e skuadrës kryeqytetase, po ashtu edhe ata nga Theranda dukeshin në diskonim për takimin që zjarrët që i pret në stadiumin që mbanë emrin e legjendës së futbollit kosovar. /Telegrafi/