Site icon Telegrafi

Prishtina bëhet me biçikleta të qytetit

Prishtina, ka nisur zyrtarisht programin e biçikletave publike të quajtur “Prishtina Bikes”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se projekti është gati për përdorim dhe se testimet e fundit do të kryhen në ditët në vijim.

“Prishtina Bikes janë gati. Gjatë ditëve në vazhdim do të bëjmë testimet e fundit, dhe pritjes i erdhi fundi! Biçikletat e Prishtinës po lëshohen për përdorim,” tha Zogaj.

Ai shtoi se ky projekt do të kontribuojë në një qytet më të shëndetshëm dhe më të pastër.

Nënkryetari gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për Kryetarin e Komunës, duke e quajtur këtë iniciativë një arritje të shkëlqyer për qytetin.

Qytetarët janë ftuar të përfshihen në përdorimin e biçikletave për të ndihmuar në përmirësimin e mjedisit urban.

“Let’s ride!” ishte mesazhi i tij për banorët e Prishtinës./Telegrafi/

Exit mobile version