Prishtina do të zhvillojë ndeshjen e rrethit të parë kualifikues të Europa League të martën.
Kundërshtar është skuadra nga Luksemburgu, Fola Esch, një skuadër mjaft serioze kjo.
Rrugëtimi i Prishtinës që filloi suksesshëm pas eliminimit të skuadrës nga Gjibraltari, Europa FC, me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve prej 6-1, vazhdon menjëherë në Luksemburg.
Klubi ka bërë të gjitha përgatitjet përkundër vështirësive me dokumentacione për shkak të paisjes me viza e cila po shkakton probleme për klubet nga Kosova.
Edhe pse koha e shkurtër për përgatitjet, forma e mirë me transferimet e reja dhe me skemën taktike 4-4-2 nga trajneri Mirel Josa që po funksionon në mënyrë të përkryer, është rritur edhe entuziazmi.
Klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit i ka bërë thirrje gjithë diasporës që të ofrojë përkrahjen për Prishtinën në ndeshjen e parë që klubi i kryeqytetit e zhvillon në udhëtim.
“Ftojmë të gjithë bashkëkobasit tanë të mbushin stadiumin prej katër mijë vendesh në përkrahje të Prishtinës”, shkruan në postimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Stade Emile Mayrisch është stadiumi i skuadrës Fola Esch dhe ka kapacitet prej 4900 ulësesh. Lokacioni i stadiumit është në jug të qytetit Esch sur Alzett, në jug-perëndim të Luksemburgut.
/Telegrafi/