Site icon Telegrafi

Prishtina barazon në Drenicë, Trepça ’89 lidere e Superligës

Prishtina ka barazuar pa gola në duelin e zhvilluar në udhëtim ndaj Drenicës, teksa Trepça ’89 ka mposhtur minimalisht Hajvalinë në shtëpi duke marrë kryesimin në tabelën e Superligës.

Përkundër rasteve të shumta sa të Drenicës, ashtu edhe të Prishtinës, skuadrat u ndanë pa gola, një rezultat që ka ndikuar në renditjen tabelare, shkruan Telegrafi.

Trepça ’89 me anë të një goli të realizuar nga John John në minutën e 71-të arriti që të sigurojë një fitore minimale prej 1-0, fitore që vlen me kreun e tabelës.

Besa nga ana tjetër shfaqi performancë të mirë ndaj Lirisë në shtëpi.

Leart Emini pas gjysmë ore lojë dhe më pas Fisnik Papuqi në minutën e 78-të ishin realizatorët e Besës në ndeshjen që përfundoi 2-0.

Pas javës së tetë në Superligë lidere e re është Trepça 89’ me 21 pikë në tabelë, kurse Prishtina ka 20 pikë në vendin e dytë, pasuar nga Llapi në vendin e tretë me 18 pikë.

Fundin e tabelës e okupojnë Trepça dhe Ferizaji me nga katër pikë.

Rezultatet e javës së tetë në Vala Superligë:

Drenica 0:0 Prishtina
Gjilani 0:1 Llapi
Trepça 89 1:0 Hajvalia
Besa 2:0 Liria
Ferizaj 2:2 Trepça

Exit mobile version