Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ është përuruar në Podujevë në praninë e shumë tifozë dhe kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.
Llapi përuroi stadiumin në përballjen me Prishtinën në një barazim pa gola.
Skuadra vendase kishte më shumë nga loja, ndërsa rrezikoi dukshëm kur në minutën e 45-të Florim Bërbatovci goditi shtyllën.
Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat u munduan të bëjnë më shumë, por nuk arritën qëllimin.
Prishtina pas këtij barazimi mbetet e dyta në renditje me 27 pikë, ndërsa Llapi i katërti. /Telegrafi/