Prishtina ka udhëtuar sot për në Suedi ku do të përballet me Norrkopingun.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten, ndërsa pritet të ketë numër të madhe të shikuesve shqiptar që jetojnë në Skandinavi.
Klubi më i madh në vend dje (e martë) ka mbajtur një konferencë për media, ku të gjithë njëzëri ishin të pajtimit se Prishtina do të bëjë paraqitje dinjitoze.
Kontingjenti i Prishtinës tashmë ka arritur në vend.
Ekipi prishtinas është pritur nga zyrtarët e Norrkopingut dhe të ambasadës së Kosovës në Suedi.
Ndërkohë, klubi më i madh kosovar është transportuar me autobus të Norrkopingut
Po ashtu edhe kreu i tifozëve Plisat tashmë është në Suedi. /Telegrafi/