Prishtina ka zbarkuar në Gjibraltar, ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë të raundit paraeliminator kundër skuadrës vendase FC Europa.
Pas një udhëtimi prej 21 orësh, klubi prishtinas gjendet në vendin e vogël.
Prishtina ka njoftuar përmes faqes së saj në facebook, për arritjen.
“Hello Gibraltar. Ekipi ka mbërritur në Ishullin e Gjibraltarit pas 21 ore të mundimshme udhëtimi. See you tomorow Europa FC”, ka shkruar klubi prishtinas.
Nuk ka munguar as përgjigja e ekipit vendas që i kanë uruar mirëseardhje Prishtinës.
“Një ditë nga loja. Shqiponjat ka zbarkuar. I urojmë mirëseardhje FC Prishtinës në Gjibraltar. Jeni të mirëpritur në Gjibraltar”, shkruhet në urimin mirëseardhës të klubit vendas.
Një pjesë e urimit është shkruar në gjuhën shqipe.
Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 18:00 në stadiumin Victoria. /Telegrafi/