Prishtina ka udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar Tiranës për të kryer përgatitjet e fundit para ndeshjeve ndërkombëtare.
Kampioni në fuqi i Kosovës fillimisht kanë kryer testet mjekësore në Kosovë e pastaj kanë marrë rrugë drejt Shqipërisë.
Në Shqipëri skuadra e Zekirija Ramadanit janë karantinuar ku edhe do të zhvillojnë përgatitjet për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen gjysmëfinale Prishtina luan me skuadrën Folgore dhe në rast fitimit atëherë në finale pret fituesin e duelit HB-Inter d’Escaldes.
Nëse Prishtina fiton raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, atëherë në rrethin e parë takohet me gjigantin hungarez, Ferencvaros. /Telegrafi/