Prishtina premton premi 100 mijë euro për futbollistët nëse kualifikohen tutje.
Presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, i ka premtuar futbollistëve të klubit premi 100 mijë euro nëse arrijnë të kualifikohen për në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Prishtina sot zhvillon ndeshjen e parë si mysafire e Norrkopingut në Suedi, në ndeshjen e parë ndërkombëtare.
“Klubi ka vendos që shpërblimin ta keni 100 mijë euro nëse e kaloni këtë raund. Do të jemi bashkë gjithmonë edhe në xhirot tjera. Kam besim te ju se do ta kaloni këtë xhiro”, ka thënë ai në një video të publikuar në Facebook.
Prishtina si klub nëse arrin të kualifikohet për raundin tjetër përfiton rreth 200 mijë euro.