Telegrafi

Prishje në Drenas, 1,100 konsumatorë mbesin pa rrymë

KEDS-i ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së martës ka ndodhur një prishje e kabllove nëntokësore në qytetin e Drenasit.

Kjo ka bërë që rreth 1,100 konsumatorë të qendrës së këtij qyteti të mbesin pa energji elektrike.

Ekipet e KEDS kanë dalë menjëherë në terren dhe i janë përveshur punës për sanimin e saj. Por, pasi prishja ishte në kabllot nëntokësore, atëherë si gjetja e lokacionit të saktë të prishjes, ashtu edhe sanimi i saj marrin kohë më të gjatë se zakonisht.

Sidoqoftë, konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt, pasi sanimi i prishjes është në përfundim e sipër. KEDS falënderon konsumatorët e afektuar për mirëkuptim dhe i siguron që po bën maksimumin për të ofruar shërbime sa më kualitative. /Telegrafi/