Telegrafi

Prindërit tolerantë dhe konsumimi i alkoolit te fëmijët

Në bazë të rekomandimeve aktuale në Britani të Madhe, fëmijët nën moshën 15-vjeçare nuk guxojnë të pinë alkool, ndërsa fëmijët ndërmjet 15 dhe 17 vjeç, mund të konsumojnë pije alkoolike, por nën mbikëqyrje.

Mirëpo, sipas ligjit, prindërit dhe kujdestarët kanë të drejtë që në shtëpi t’u japin alkool, madje edhe fëmijëve nga mosha 5 vjeçare.

Llogaritet se në Angli, brenda një muaji dehen më shumë se 500.000 fëmijë të moshave ndërmjet 11 dhe 15 vjeç. /Telegrafi/