Site icon Telegrafi

Prindërit të pavëmendshëm, fëmijët klikojnë pornografi në internet

Kjo dëshmon se fëmijët klikojnë pa problem faqet e ndaluara për ta në internet. Përveç se dërgojnë përmbajtje pornografike, fëmijët komunikojnë edhe me të huajt me anë të kamerave. Shumica e tyre arrijnë të shmangin nga prindërit veprimet e tyre të ndaluara.

Sipas studimit të botuar në ‘Social Psychological and Personality Science’, kjo shmangie ndodh lehtë, pasi shumica e prindërve nuk kanë shumë njohuri për internetin dhe nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në internet, transmeton Telegrafi.

Më shumë se gjysma e fëmijëve të përfshirë në studim kanë pranuar se i gënjejnë prindërit e tyre për aktivitetet e tyre në internet, ndërsa rreth 50 për qind të tyre e fshijnë historinë e faqeve të klikuara, në mënyrë që prindërit e tyre mos e marrin vesh. /Telegrafi/
 

Exit mobile version