Telegrafi

Prindërit nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët në internet

Studimi ka zbuluar se në internet fëmijët shohin gjëra që i kanë të ndaluara. Përveç se dërgojnë përmbajtje pornografike, fëmijët komunikojnë edhe me të huajt me anë të kamerave.

Në studim janë përfshirë 500 fëmijë, ndërsa është vërejtur se shumica e tyre, arrijnë të shmangin nga prindërit veprimet e tyre të ndaluara.

Arsyeja kryesore pse ndodh kjo është se shumica e prindërve nuk kanë shumë njohuri për internetin dhe nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre gjatë ‘surfimit’ në internet.

Më shumë se gjysma e fëmijëve të përfshirë në studim kanë pranuar se i gënjejnë prindërit e tyre për aktivitetet e tyre në internet, ndërsa rreth 50% e tyre kanë thënë se fshijnë historinë e faqeve që i kanë shfrytëzuar, ashtu që prindërit e tyre nuk mund të marrin vesh. /Telegrafi/