Site icon Telegrafi

Prindërit e vjetër-fëmijët e sëmurë

Shkencëtarët, të cilët kanë analizuar kualitetet e spermës, besojnë se faktori kryesor është mosha e babait.

Në bazë të rezultateve të një studimi të ri britanik, fëmijët të cilët i kanë prindërit më të moshuar se 45-vjeç, janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e rënda dhe nga vdekja, në krahasim me ata fëmijë prindërit e të cilëve janë të moshave ndërmjet 25 dhe 30 vjet.

Sipas shkencëtarëve fëmijët të cilët i kanë prindërit e moshuar janë të prirë edhe për t’u sëmurë nga sëmundjet kongjenitale, siç janë autizmi, skizofrenia dhe epilepsia.

Exit mobile version