Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, është lidhur me Manchester Unitedin, ndërsa sipas spekulimeve, ai planifikonte të investojë te Djajtë e Kuq.
Mirëpo, në një njoftim të qeverisë së shtetit mbretëror është thënë se princi nuk planifikon ta blejë klubin anglez.
The Sun ka raportuar se princi Mohammad planifikon ta blejë Unitedin për 3.8 miliardë funte (4.34 miliard euro) dhe do ta zëvendësojë familjen Glazer në fillim të sezonit të ardhshëm.
Disa prej figurave kryesore të Djajve të Kuq kanë zhvilluar takime në Arabinë Saudite për të diskutuar në lidhje me mundësitë potenciale të sponsorimit.
Mirëpo, ministri arab për Media, Turki Al-Shabanah, ka thënë se nuk ka kurrfarë plani për ta marrë përsipër Unitedin.
“Njoftimet që thonë se lartmadhëria e tij mbretërore, princi i kurorës Mohammed Bin Salman, planifikon ta blejë Manchester Unitedin, janë krejtësisht të pasakta”.
“Manchester Unitedi ka zhvilluar takime me Fondin Investues Publik të Arabisë Saudite për të biseduar në lidhje mundësitë e sponsorimit. Asnjë marrëveshje nuk është arritur”, ka thënë Al-Shabanah.
Reports claiming that HRH the Crown Prince Mohammed Bin Salman intends on buying @ManUtd are completely false. Manchester United held a meeting with @PIFSaudi to discuss sponsorship opportunity . No deal has been materialized.
— تركي الشبانه (@TurkiAlshabanah) February 17, 2019
Kujtojmë që familja Glazer e pronëson Manchester Unitedin që nga viti 2005 kur e kishte blerë klubin në tërësi. /Telegrafi/