Mohammad Bin Salman është shumë i interesuar që të blejë Manchester Unitedin.
Princi i Arabisë Saudite ka kohë që po tenton të bind familjen Glazers që të shesin të gjitha aksionet e klubit.
Bin Salman lidhet edhe me blerjen e Newcastle Unitedit, por prioritet i tij mbetet Manchester Unitedi, shkaku që janë klubin më i madh në Angli.
Mohammad Bin Salman, nuk do të dorëzohet në tentimin për ta blerë Unitedin për 3.5 miliardë funte.
Princi mund ta blejë Newcastle Unitedin për vetëm 340 milionë funte, pasi që pronari i shumë kritikuar Mike Ashley është i gatshëm të dëgjojë oferta sepse dëshiron të largohet nga klubi.
Cilado skuadër që blihet nga Bin Salman mund ta presë transferimin e shumë yjeve të futbollit, pasi që familja mbretërore i ka në dispozicion një trilion funte për t’i shpenzuar si fond për investime. /Telegrafi/