Vajza e udhëheqësit të Dubait që u përpoq të largohej nga vendi në vitin 2018, iu dërgoi miqve të saj video mesazhe sekrete duke e akuzuar babanë se po e mbante peng, derisa kishte frikë për jetë.
Në pamjet e ndara me BBC Panorama, Princesha Latifa Al Maktoum thotë se forcat speciale e droguan derisa iku me anije dhe e kthyen përsëri në paraburgim.
Mesazhet sekrete nuk po dërgohen më, shkruan BBC, dhe miqtë po i bëjnë thirrje Kombeve të Bashkuara për ndërhyrje.
Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë më herët se ajo është e sigurt në kujdesin e familjes.
Mary Robinson nga Kombet e Bashkuara e cila e kishte përshkruar Latifa-n si “një grua të re të trazuar” pasi u takua me të në vitin 2018, tani thotë se ishte “mashtruar tmerrësisht” nga familja e princeshës.
Ish-Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe njëherësh ish-presidentja e Irlandës iu është bashkuar thirrjeve për veprim ndërkombëtar për të përcaktuar gjendjen aktuale dhe vendndodhjen e Latifa-s.
“Unë vazhdoj të jem shumë e shqetësuar për të. Gjërat kanë ecur përpara. Dhe kështu mendoj se duhet të hetohet”, u shpreh ajo.
Babai i Latifa-s, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, udhëheqësi i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE).
Videot u regjistruan për disa muaj nga një telefon që iu dha fshehtas asaj rreth një vit pas kapjes së saj dhe kthimit në Dubai.
Ajo i regjistroi ato në një banjë pasi ishte dera e vetme që mund të mbyllej. /Telegrafi/