Ky është momenti shokues, kur një prezantuese kolumbiane humb vetëdijen dhe rrëzohet në dyshemenë e studios televizive gjatë transmetimit direkt.
Elianis Garrido kishte humbur vetëdijen gjatë programit Lo Se Todo, që transmetohet në televizionin Canal 1 në Kolumbi, transmeton Telegrafi.
Pamjet po transmetoheshin direkt, kur 35-vjeçarja fillimisht e vendosë dorën në fytyrë derisa kolegu i saj po fliste dhe krejt befasisht rrëzohet nga karrigia.
E pasi u përplas në dysheme, punonjësit e tjerë të televizionit vrapuan për t’i dalë në ndihmë.
Madje një burrë që qëndronte prapa kamerave, hedh në tokë letrat që i mbante në dorë dhe vrapon për ta ndihmuar.
Pasi u dërgua me urgjencë në spital, mjekët bën të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe se në momentet kritike kishte patur probleme me sistemin respirator. /Telegrafi/