Telegrafi

Prezantuesi dhe mysafirët tentuan të ruajnë qetësinë, tërmeti në Ekuador u regjistrua nga kamerat gjatë një emisioni të transmetuar direkt

Një tërmet shkatërrues që goditi dje Ekuadorin, është regjistruar nga kamerat e një televizioni lokal.

Tërmeti goditi vendin derisa po transmetohej direkt një emision televiziv, transmeton Telegrafi.

Pas goditjes së parë, prezantuesi dhe mysafirët ndërpriten emisionin duke shpresuar se dridhjet do të ndalen, por ato vazhdon me intensitet të lartë duke i detyruar të ngritën dhe të kërkojnë një vend më të sigurt e programi u ndërpre.

Kujtojmë që Ekuadorin dje e goditën dy tërmete, i pari ishte me mangitudë 6.5 kurse i dyti prej 4.8. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar.

Në provincën El Oro humbën jetën të paktën 11 persona. E një rast tjetër i vdekjes u raportuar në provincën Azuay. /Telegrafi/