Liga e Kampionëve kthehet për fazën finale të saj dhe Adidas ka prezantuar topin që do të përdoret nga skuadrat më të mira të Evropës, që janë ende në garë për trofeun më të rëndësishëm për klube.
Në nder të Uellsit, vendi ku do të luhet finalja e madhe e këtij viti, dizajni i topit frymëzohet nga dragoi, simboli i kombit uellsian.
Topi me emrin “Final Cardiff 2017” do të përdoret në ndeshjet e LK-së nga 14 shkurti deri 3 qershor.
Kampion aktual është Real Madridi.