Telegrafi

Prezantohet Mourinho, ka disa fjalë për kundërshtarët

Jose Mourinho është prezantuar edhe zyrtarisht tek Manchester United.

Trajneri portugez e ka mbajtur të martën një konferencë për shtyp, ku ka folur për objektivat që ka me “Djajtë e Kuq” dhe filozofinë e lojës që do ta aplikojë.

“Unë jam aty ku dua të jem”, ka thënë fillimisht “Special One”. “Mendoj se është një punë që çdokush do ta donte dhe jo shumë trajnerë e kanë mundësinë ta kanë atë”, vazhdoi ai, përcjell Zëri.

Ish-trajneri i Chelseat do ta pasojë holandezin, Louis van Gaal, ndërsa portugezi e ka pranuar se është i frustruar që United nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por ka insistuar se është në “Old Trafford” për të fituar trofe.

“Ne do të mundohemi të kthehemi në Champions, të jemi në top 4. Ne duam të fitojmë. Për shumë vite suksesi për mua ishe rutinë”, përfundoi Mourinho.