Telegrafi

Prezantohet maska e re anti-COVID në Meksikë, mbulon vetëm hundën – shumë janë skeptik për efektivitetin e saj

Hulumtuesit në Meksikë ka prezantuar maskën e re anti-COVID ,të dizajnuar enkas për ata që janë duke shijuar ushqimin e preferuar në ambiente të mbyllura (restorante), duke mbajtur të mbyllur vetëm hundën.

Maska-hundë bartet nën maskën e zakonshme që mbulon edhe gojën, por kur jeni në ndonjë restorant dhe dëshironi ta shijoni ushqimin e preferuar apo pijen – mund ta hiqni maskën e madhe nën të cilën gjendet vetëm kjo që mbulon hundën, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, videoja e publikuar më poshtë shfaq një burrë dhe një grua që kanë dalë për të shijuar ushqimin në një restorant. Ata shihen se si heqin maskën e zakonshme dhe nën të kanë atë që mbulon vetëm hundën.

Megjithatë ky “zbulim” ka hasur në kritika të ashpra, ku shumë përdorues të rrjeteve sociale filluan të tallen me maskën e prodhuar në Meksikë.

Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon bartjen e maskës që mbulon hundën, gojën dhe mjekrën – për një mbrojtje më të mirë nga virusi. /Telegrafi/