Site icon Telegrafi

Prezantohet Heynckes: Do ta rindërtojë Bayernin, do të jetë tjetër skuadër

Trajneri gjerman, Jupp Heynckes është prezantuar te skuadra e madhe nga Bundesliga, Bayern Munich, ku është parë shumë i lumtur me mundësinë e dhënë dhe synon dhe beson që skuadra bavareze do të ndryshojë.

Heynckes është prezantuar te ish-skuadra e tij, Bayern Munich, ku u zyrtarizua para disa ditë në punën e trajnerit, duke ardhur si pasues i trajnerit italian, Carlo Ancelotti.

Lexo po ashtu Zyrtare: Heynckes konfirmohet nga Bayerni si zëvendësues i Ancelottit (Foto)

Trajneri gjerman u prezantuar në praninë e drejtuesve të klubit bavarez, Uli Hoenes dhe Karl Heinz Rumenigge, ku u shpreh i lumtur me mundësinë e dhënë dhe puna e tij e parë është ta kthej Bayernin drejt suksesit.

“Kam një plan të qartë për t’u përballur me këto probleme, pasi është e rëndësishme për lojtarët që të ri-gjejnë veten dhe t’i besojnë kualiteteve të tyre”, ka thënë fillimisht Heynckes.

Rumenigge dhe Heynckes

“Puna ime e parë do të konsistojë në rindërtimin e skuadrës, në mënyrë që kjo e fundit të mund të rregulloj problemet që kanë hasur deri më tani”.

“Ndihem mjaft mirë, si në aspektin fizik ashtu edhe atë psikologjik. Kam fuqitë e një 60-vjeçari dhe do të jap maksimumin tim”.

Së bashku me drejtuesit e Bayernit

“I jam shumë mirënjohës Bayernit dhe drejtuesve të tij. Kjo është skuadra që më bëri ky që jam sot”.

“Bayern Munich është një skuadër me shumë potencial dhe kualitet. Kam bindjen dhe besimin se tani skuadra do të tregojë një profil krejt ndryshe”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version